Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e një personi në Ferizaj.
Ai i kishte shkaktuar lëndime të rënda fillimisht më 18 qershor dhe më pas më 29 qershor viktima ka vdekur.
“Me 30.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore me ç’rast me datë 29.06.2022 viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.