Kronikë

Prishtinasi tenton ta sulmojë policin që po e kontrollonte në trup, arrestohet

Policia ndalon kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që ka tentuar ta sulmojë një polic derisa ai po e kontrollonte në trup.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke e kontrolluar në trup. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.