Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunim

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë të dyshuar për dhunimin e një gruaje.

Një grua ka raportuar të martën se është dhunuar nga një burrë, ndërsa ajo kishte marrë edhe lëndime trupore.

Policia ndërkohë të mërkurën ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.