Kronikë

Tiranë, punonjësit i vjedhin kompanisë 250 litra karburant

Descriptive Text

Policia e Shtetit ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar dy persona në lidhje me vjedhje të karburanteve në Tiranë.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë A.K., 46 vjeç, dhe M.V., 39 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.

 

Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: - A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, June 29, 2022