U mori para viktimave duke u premtuar caktim të terminëve për viza pune, arrestohet 28-vjeçari në Podujevë
Foto ilustrim
Një 28-vjeçar është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave, duke iu premtuar se do t’iu caktojë terminë për viza pune në një ambasadë të huaj në Kosovë.
I dyshuari me inicialet A.B., e ka kryer këtë mashtrim në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2022.
Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41.100 euro.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.