Kronikë

Kapen mallra të kontrabanduara në një furgon nga Maqedonia e Veriut që po futej përmes rrugëve ilegale

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandën e mallrave të cilat po hynin nga Maqedonia e Veriut.

Në një komunikatë për media, policia ka njoftuar se ka vërejtur një furgon dhe më pas e ka përcjellë dhe ka gjetur se po tentohej të futeshin mallra përmes rrugëve ilegale.

“Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia ka ndaluar mjetin transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:

- Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra

- Divan (mobile ) dysh = 10 copë

- Divan (mobile) njëshe = 40 copë

- Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe

- Pjesë të ndryshme për mobileje.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

{gallery}