Kronikë

Gjendet një person i vdekur në ballkonin e një dhome në Pejë

Një person është gjetur i vdekur në Pejë të mërkurën.

Policia njoftoi se dikush e ka parë në ballkonin e dhomës të shtrirë dhe ka lajmëruar autoritetet.

Policia po e heton vdekjen.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.