Kronikë

Pejë, 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Shirit

Foto: Ilustrim

Një 24-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët të mërkurën në Pejë.

Rasti është konfirmuar nga Policia, të cilët kanë thënë se viktima është gjetur i shtrirë brenda në banesë. Dyshohet për vetëvrasje.

“Policia ka dalë në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. Ndërkaq, rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’ “, thuhet në njoftim.