Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar një shtetas serb në kufi në veri të Kosovës.
Në furgonin e tij po transportonte 1620 litra vaj ushqimor pa dokumente për prejardhjen e mallit.
Rasti është cilësuar si tregti e ndaluar dhe malli është sekuestruar e dërguar në Terminal Doganor.
“Më datën 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti " Tregti e ndaluar" dhe malli të dërgohet në Terminal Doganor”, thuhet nga Policia e Kosovës.