Kronikë

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Descriptive Text

Dy të mitur, 11 dhe 13 vjeç, janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Prushit në Vaqarr rreth orës 18:05, sipas Policisë së Shtetit.

Fëmijët kanë qenë duke u larë në grup, ku katër fëmijë kanë dalë nga uji, ndërsa dy jo.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.