Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në pikën kufitare në Vërmicë, ku gjatë kontrollit është verifikuar se automjeti ishte lajmëruar si i vjedhur në vitin 2020 në Holandë.
Sipas Policisë, ndalimi dhe identifikimi i veturës është bërë së bashku me policë nga misioni FRONTEX.
“Automjeti kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.