Kronikë e zezë

Arrestohet një person për ofendim të policëve pasi që bëri vetaksident, ishte i dehur

 

Një person u arrestua të enjten në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë pasi i dehur është përplasur me një rrethojë dhe trafo të energjisë elektrike.

Ai ka ofenduar policët në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në mbajtje, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.