Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në aksionin “Brezovica”, mes tyre edhe ish-sekretari i MI-së

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në aksionin “Brezovica”.

Sipas njoftimit për media, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, të enjten kanë realizuar aksionin “Brezovica ” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.