Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Ferizaj për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Ferizaj i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, te njëri person me inicialet K.E. 39-vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishekë, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.