Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë për vjedhje të rëndë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për raste të vjedhjeve në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia të martën ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, ndërsa ka arrestuar Z. M. (1976) dhe M. Th. (1974), nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë. Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.