Kronikë e zezë

Aksion antidrogë në Ferizaj, 10 të arrestuar për 70 kg heroinë

Kosovarja kapet duke vozitur me patentë shofer austriak që dyshohet se është i falsifikuar
Foto ilustrim
 

Dhjetë persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se më 23 maj është realizuar aksioni “Gropa” me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e 10 personave të dyshuar.