Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë që dhunoi dhe la shtatzënë kosovaren e mitur

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Kllokot, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur kosovare, duke e lënë edhe shtatzënë, thuhet në njoftimin e përditshëm policor të hënën.

Arrestimi u bë të dielën, derisa nëna e viktimës njoftoi se vajza ka lindur në spitalin e Gjilanit.