Kronikë

100 euro gjobë për vjedhjen e dy gjelave në Skenderaj

Gjela

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 100 euro gjobë A.A., pasi është shpallur fajtor se ia ka vjedhur dy gjela M.H., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të dënuar A.A.

Prokuroria kishte ngre aktakuzë ndaj A.A. me arsyetimin se ai në dhjetor të vitit 2018 në Skenderaj, në kotecin e pulave të M.H., ia kishte vjedhur dy gjela.