Një grua në Ferizaj është sulmuar nga një tufë qensh endacakë të premten, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima femër kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar nga një tufë qensh endacak. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia të shtunën.