Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve për vrasje të rëndë në Kaçanik.
Sipas komunikatës për media, “Vrasja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 10 maj në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30-vjeçari me inicialet H.B. dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B i moshës 32-vjeçar.
Bëhet fjalë për H.Q. dhe L.T.
“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.
{gallery}