Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ndodhi të shtunën në mes dy veturave në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, janë lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se në ora 18:20 në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, në fshatin Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo