Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar për dhunë në familje në Gllogoc.
Policia e Kosovës njoftoi se pjesëtari sulmoi bashkëshorten e tij të premten dhe më pas ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.