Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se inskenoi rrëmbimin e tij

Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nekoc të Drenasit, pasi dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij.

Sipas njoftimit, një grua nga ky fshat ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë rrëmbyer djalin. Mirëpo policia ka arritur ta gjejë viktimën, të cilin e ka arrestuar si të dyshuar për inskenim të rastit.