Një vajzë është zhdukur në Klinë nga data 9 maj. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar nga babai i vajzës.
Ai ka treguar se vajza është larguar nga shtëpia më 9 maj dhe nuk di gjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Klinfac , Klinë 09.05.2022-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data e cekur vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në Raportin e Policisë.