Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar në një motel në Obiliq.
Sipas njoftimit të Policisë viktima është goditur me kondak të revoles nga dy të dyshuar.
“Të dyshuarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është cilësuar “lëndim i rëndë trupor”.