Kronikë

Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë për marihuanë e armë

policia e kosoves, droga, marihuana, arrestim, shkolla

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të enjten në Prishtinë, pasi është marrë me shitblerje të substancave narkotike.

I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në rrugën “Ismail Dumoshi”.

Sipas njoftimit policor, 26-vjeçarit, i janë gjetur marihuanë, 2.320 euro dhe një thikë, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur 1 kallashnikov me 50 fishekë, 1 armë zjarri e tipit “beretë” me 8 fishekë, një sprej, 48 qese të vogla me marihuanë dhe një peshore digjitale.

“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit iniciohen dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin policor.