Kronikë

Arrestohet një 21-vjeçar i kërkuar për vjedhje të pyjeve

Është arrestuar një person i kërkuar për vjedhje të pyllit në Kaçanik të mërkurën.

Atij i ishte caktuar dënim me burgim prej 10 ditësh.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:20 pasi kanë pranuar një informacion, kanë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut personin e kërkuar me inicialet L.GJ (M/K), i moshës 21 vjeçar”, njoftoi Policia e Kosovës përmes një komunikate.

I arrestuari është dënuar në vuajtje të dënimit.

“Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.