Përleshje në Mitrovicë, tre të lënduar e dy të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, V.B. (26) dhe A.B. (33), nën dyshimin se sot rreth orës 17;00 janë përfshirë në një rrahje në fshatin Bare duke u shkaktuar me mjete të forta lëndime trupore tre personave.
Po ashtu të dyshuarit akuzohen se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimave, por nuk është raportuar për lëndime të marra nga arma e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishekë. Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Të dyshuarit akuzohen për vrasje në tentativë, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.