Kronikë

Dy shtetasve të Shqipërisë u gjendet marihuanë gjatë kontrollit në kufi

Gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar në Vermicë të premten, në një automjet është gjetur sasi marihuane 41.4 gram.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit që ishin në automjet dhe i ka dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj shtetas të Shqipërisë, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 41.4 gram. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.