Një person ka mbetur i lënduar pas goditjeve me thikë që ka marrë mbrëmjen e së martës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është sulmuar nga disa persona dhe pas goditjes, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia.