Kronikë

Në Prishtinë sekuestrohen pajisje për mihje të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në Prishtinë, të hënën, me ç’rast ka sekuestruar katër riga (pajisje kompjuterike për mihjen e kriptovalutave) dhe 30 pajisje të tjera po për këtë punë, që ishin funksionale.

Bastisja u krye në një lokal në fshatin Shkabaj, ndërsa pos zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, në vend të ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS-it dhe ata të Doganës.

Rasti është iniciuar si “prodhim i ndaluar”.

Qeveria e Kosovës e pati ndaluar mihjen e kriptovalutave me qëllim të kursimit së energjisë elektrike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky vendim erdhi për “t’i kursyer xhepat e qytetarëve”.

 

Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutave Prishtinë, 04 prill 2022 – Drejtoria Rajonale e...

Posted by Kosovo Police on Monday, April 4, 2022