Një grua në Prishtinë ka raportuar se ish i dashuri e ka sulmuar fizikisht dhe më pas dhunuar.
Policia e Kosovës në raportin e saj të premten ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti po hetohet.
“Prishtinë, 30.03.2022 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka dhunuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se të enjten ka arrestuar edhe një person të dyshuar për dhunim në Viti më 23 mars. Ai është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë janë raportuar dy raste të sulmeve seksuale, një në Gjakovë e një në Kaçanik.
Për rastin në Kaçanik është njoftuar se është arrestuar dhe dërguar mbajtje një person pasi më 29 mars kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.