Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se është gjetur drogë e llojit marihuanë te një i burgosur në Burgun e Dubravës të enjten.
Sipas njoftimit të Policisë, një oficer i Shërbimit Korrektues ka vërejtur të burgosurin duke marrë diçka në tokë, dhe pas bastisjes te ai, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë me peshë 77 gramë.
“Raportohet se një oficer i shërbimit korrektues ka vërejtur një të burgosur duke marrë diçka në tokë, pas bastisjet tek i burgosuri/dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.