Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një person për kazinotë ilegale në Karaçevë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me organizimin e kazinove ilegal në fshatin Karaçevë të Kamenicës. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Karaçevë, Kamenicë, 15.12.2021-01:00-10:00. Lidhur me rastin me datën 30.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë të enjten.