Një arë në Kamenicë të enjten u përfshi nga zjarri, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pronari i saj duke tentuar ta pastronte arën, ia vuri zjarrin dhe më pas doli nga kontrolli.
“I dyshuari mashkull kosovar me qëllim të pastroj arën e tij, ia ka vënë zjarrin dhe si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.