Kronikë

Gjilanasi shantazhohet nga një grua nga Shqipëria

Kosovarja kapet duke vozitur me patentë shofer austriak që dyshohet se është i falsifikuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se një burrë nga Gjilani ka raportuar se në vazhdimësi po shantazhohet nga një grua nga Shqipëria.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara është arrestuar.

“Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.