Një person në Prishtinë ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, tre të dyshuar i kanë grabitur para në vlerë prej 300 euro nga arka.
Viktima ka raportuar në Polici, se të dyshuarit janë futur në vendin e tij të punës, duke mbajtur vetëm maska kundër COVID-19.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, tre persona të dyshuar i kanë grabitur para në vlerë 300 € nga arka. Të dyshuarit nuk ishin të armatosur vetëm me maska Covid. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.