Kronikë

Arrestohet burri në Lipjan që privoi nga liria ish të dashurën

Në Lipjan është arrestuar një person për “privim të kundërligjshëm të lirisë”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar dhe e ka privuar nga liria ish të dashurën e tij.

“Me 16.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar, kanosur dhe më pas kishte privuar kundërligjshëm nga liria ish të dashurën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.