Katër familjarë janë përleshur mes vete në fshatin Istog i Poshtëm të Istogut, të premten.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një djalë dhe një vajzë janë përleshur me dy vajza të tjera, njëra prej të cilave e mitur.
Policia e ka iniciuar rastin si “dhunë në familje”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar (mashkull dhe femër) kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat femra kosovare, njëra e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar PK.