Një 20-vjeçar është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se ka publikuar fotografi me armë në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, L.H., është arrestuar të enjën, pas lokalizimit dhe identifikimit nga autoritetet policore, derisa i është sekuestruar një armë e gjatë.
Ndaj tij është iniciuar vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa i njëjti u lirua me procedurë të rregullt.