Ndonëse duhej karantinuar për shkak të infektimit me koronavirus, një çift udhëtoi nga Austria me birin e tyre për në Kosovë për pushime.
Çifti të martën u dënua me tre muaj burg me kusht të martën, raporton “Kronen Zeitung”.
Çiftin nuk e kishte ndaluar infeksioni dhe as karantimi i obligueshëm në Linz. Kështu që udhëtoi në gusht të vitit 2021 në Kosovë.
Edhe i biri i tyre i infektuar me COVID-19 po ashtu udhëtoi me ta.
Në Kosovë madje burri 45-vjeçar u desh të trajtohej në një klinik private për shkak të sëmundjes.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij 42-vjeçare qëndruan në Gjykatë në Linz për shkak të rrezikimit të njerëzve.
Gjykata shqiptoi dënim prej tre muajve burg me kusht.