Një kosovar është arrestuar në Vjenë, ndërsa dyshohet për 26 vjedhje, raporton “Kleine Zeitung”.
I dyshuari u arrestua pasi kishte provuar të shiste një telefon celular, të cilin e kishte vjedhur.
Vjedhjet kishin ndodhur kryesisht në qarkun Leopoldstadt.
Në total ai dyshohet se ka bërë 26 vjedhje nëpër shitore të telefonave, floktari dhe lokale tjera. Vjedhjet i ka kryer nga gushti i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2021.
Dëmi total arrin në pesëshifror.
I dyshuari kur është marrë në pyetje nga Policia ka pranuar fajin. Ai është dërguar në paraburgim me urdhër të Prokurorisë së Vjenës.