Kronikë

Afro 1500 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1483 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 39 aksidente trafiku me dëme materiale e 14 me të lënduar.

Gjatë po kësaj periudhe janë shqiptuar 405 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID. Janë arrestuar 21 persona, 19 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit.