Tre persona kanë rënë në pranga të Policisë në Livoq të Epërm të Gjilanit, pasi të njëjtit kanë inskenuar grabitjen e 1.376 eurove.
Sipas Policisë, derisa njëri prej tyre ka qenë duke punuar në kompani, dy të dyshuarit e tjerë i kanë grabitur shumë e lartpërmendur. Pas hetimeve, rasti ka dalë të jetë i inskenuar.
Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.