Në një kohë që duhet të qëndronte në shtëpi sepse kishte rezultuar pozitiv me COVID, një i ri shqiptar në Itali jo vetëm që ka dalë jashtë, por edhe ka shpërndarë kokainë.
Oficerët në një zonë të La Sapienza pas disa raportimeve nga disa banorë, kanë befasuar 26-vjeçarin me origjinë shqiptare, pasi ai kishte shitur një pako kokainë.
Gjatë kontrolleve në veturën e tij, i është gjetur një sasi tjetër kokaine e fshehur poshtë sediljes dhe 500 euro ‘cash’. Në kontrollin që iu bë në shtëpinë e tij, iu gjetën edhe 7.400 euro të tjera, të cilat gjithashtu iu sekuestruan, pasi u konsideruan të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.
Shqiptari i arrestuar tregoi gjithashtu se disa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, nga i cili më pas u konstatua se nuk ishte shëruar ende, si dhe ishte sanksionuar për këtë shkelje. Aktualisht ai është lënë në arrest shtëpie në pritje të seancës së radhës.
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Iu gjetën mbi 30 gramë kokainë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë
-
23-vjeçari shqiptar kapet me 50 kilogramë kokainë
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali