Kronikë

Kërcënoi një person, arrestohet punëtori i Spitalit në Gjakovë

Një punëtor në Spitalin rajonal në Gjakovë është arrestuar mbrëmë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 22.01.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor në spitalin rajonal në Gjakovë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar.. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.