Kronikë

Plagosje me armë zjarri në “Bregun e Diellit”

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, të premten pasdite, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas përgjigjes së Policisë, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia s’ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar për rastin.

{gallery}