Kronikë e zezë

Sekuestrohet “një numër i madh” pajisjesh për kriptovaluta në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionet për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave.

Sipas njoftimit, Policia sot ka arritur të sekuestrojë “një numër të madh” pajisjesh për kriptovaluta në një lagje të Prishtinës, mirëpo nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë.