Kronikë

Paraburgim të dyshuarit për vrasjen e shtatorit në Gjilan

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit L.J. nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në vrasjen që ka ndodhur në një kafene në Gjilan më 12 shtator 2021.

I dyshuari dyshohet se në bashkëveprim me një person tjetër ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të gjendet në liri mund t’i ikë ndjekjes penale.

Më 12 shtator në një kafene në Gjilan pati mbetur i vrarë B.V. nga Bujanoci. Ngjarja kishte ndodhur te një kafene te parku i qytetit. Atë kohë policia pati njoftuar se viktima kishte qenë duke pirë kafe kur dy të dyshuar patën shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe kishin ikur.