Kronikë e zezë

Gjykata liron nga akuza shefin e prokurimit në Komunën e Prizrenit

 

Isa Osmankaj, që në cilësinë e shefit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit akuzohej për keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me implementimin e një kontrate të shenjëzimit, të premten është liruar nga akuza nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Trupi gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit lirues ka bërë të ditur se gjatë procesit gjyqësor nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.